Kriza, pensionistë italianë 
korrierë droge të shqiptarëve

Kriza, pensionistë italianë <br />korrierë droge të shqiptarëve
TIRANE -  Arrestimi i pilotit italian, 68-vjeçarit Giorgio Riformato që ishte në prag falimenti financiar në Itali, është vetëm rasti i fundit ku të moshuarit italianë janë arrestuar nga policia shqiptare si korrierë droge. Ky rast nuk është i vetmi, por pasohet dhe me raste të tjera ku shtetas italianë janë kapur duke tentuar të kalojnë sasi të konsiderueshme droge në pikat kufitare. Ironia e rasteve të identifikuara, është se në pjesën më të madhe korrierët italianë kanë qënë të moshës së vjetër, kryesisht pensionistë.

I tillë është rasti i Angelo Banano, pensionistit 61-vjeçar që u kap katër ditë më parë në pikën kufitare të Muriqanit, ndërkohë ky rast është në vijim të një rasti tjetër ku sërisht në këtë pikë kufitare, është tentuar të trafikohet nga një i moshuar tjetër italian sasia prej 100 kg lëndë narkotike. Trafikantët shqiptarë, në këto raste kanë shfrytëzuar gjëndjen e vështirë ekonomike të shtetasve italianë, duke i bindur këta të fundit që kundrejt një shumë financiare, të bëhen pjesë e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Në disa raste shtetasit italianë mashtrohen, rreth mënyrës së trafikut, duke ju raportuar një gjëndje e lirë për të lëvizur me drogë në Shqipëri dhe pikat e kontrollit në kufi. Për pasojë, pensionistët italianë udhëtojnë në Shqipëri në kuadër të një vizite turistike, por që në fakt është një vizitë shërbimi, ku në kthim shëndërohen korrierë droge në shërbim të trafikantëve Shqiptarë.

RASTI "BANANO"
Angelo Banano është një 61-vjeçar me kombësi dhe shtetësi italiane. Ai kishte udhëtuar në drejtim të Shqipërisë nga Siçilia, ku pasi ka qëndruar disa ditë në vendin tonë ka vendosur të largohet nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër. I moshuari teksa i është afruar traut doganor, makina e tij është veçuar nga reshti, duke ju nënshtruar një kontrolli fizik të rreptë. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit 61-vjeçar Angelo Banano, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 10 kilogram lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Lënda narkotike është zbuluar në automjetin tip “Misubishi Grandis”, me targa DH 907 JP, dhe se ishte e vendosur në 19 pako, material bimor i paketuar në qese plastmasi të mbështjella me natriban. Pas peshimit rezultoi se ishte një sasi prej 10 kilogram e 496 gram. Nisur nga ky konstatim menjëherë është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit italian Angelo Banano, duke u akuzuar për trafik narkotikën mbetur në tentativë. Ndërkohë që ditën e djeshme Banano është lënë në “burg pa afat” nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

RASTI "PRIORI"
Në muajin nëntor 2013 një tjetër italian është kthyer në korrier droge në shërbim të një grupi kriminal që vepron në Shkodër. Italiani Augosto Priori, kishte mbërritur në Shqipëri me të dashurën e tij shqiptare dhe pasi kishin fjetur në një hotel luksoz në Shkodër, janë ngritur në mëngjes dhe kanë udhëtuar me automjetin e tyre tip “Rulot”, në drejtim të pikës kufitare Hani i Hotit. Rreth orës 12:30 policia kufitare ka evidentuar 100 kg kanabis sativa në një automjet tip “Rulot” në doganën e Hanit të Hotit, ndërsa tentonte të kalonte në Malin e Zi.

Pas verifikimit dhe hetimeve paraprake, blutë i kanë vënë prangat drejtuesit të mjetit, 51-vjeçarit italian Augusto Priori, si dhe të dashurës së tij shqiptare Vera Martinaj. Makina ishte modifikuar nga shtetasi Paulin Fusha, ky i fundit sipas prokurorisë djali i xhaxhait të pronarëve të hotel “Coloseo” që ndodhet në qëndër të Shkodrës, ku dhe kishte fjetur shtetasi italian së bashku me të dashurën e tij.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit