Kriza përfshin Spanjën, dorëhiqet
guvernatori, euro nën 1.24 USD

Kriza përfshin Spanjën, dorëhiqet <br />guvernatori, euro nën 1.24 USD
MADRID - Pas problemeve të bankës së madhe spanjole “Bankia”, kriza evropiane ka përfshirë edhe Spanjën, përveç Greqisë. Guvernatori i bankës qendrore të vendit iberik, Ordonjez, dha sot dorëheqjen, një muaj para se t’i mbaronte mandate, pas akuzave se nuk mundi të menaxhojë situatën. Po kështu, nga ana e Bankës Qendrore Evropiane erdhën akuza të tjera, se qeveria e Madridit ka vendosur rikapitalizimin e kësaj banke të nivelit të dytë, pa i marrë asaj mendim, që në fakt është qendrim kundër. Kjo hap një spirale të re të krizës financiare, që u transmetua menjëherë në tregje. Euro shkëmbehet me 1.239 dollarë, me rënie në masën 0.9 për qind të vlerës krahasuar me një ditë më parë, duke kaluar nën nivelin e këmbimit 1/1.24 dhe duke u kthyer në nivelet e 1 korrikut të vitit 2010. Bursat e Evropas gjithashtu paraqiten në shenjën minus. Nga ana e vet, Greqia sërish tregon sinjale negative. Një sondazh i fundit tregon se koalicioni i mundshëm që do të krijohej nga zgjedhjet parlamentare të 17 qershorit, do të rishikonte planet e borxheve, të miratuara deri tani, duke vënë në pikëpyetje ekonominë evropiane dhe stabilitetin e valutës së përbashkët.

(gk/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën