Kriza politikë në Kosovë, Jahjaga:
Duhet dialog, të ulemi në një tavolinë

Kriza politikë në Kosovë, Jahjaga:<br />Duhet dialog, të ulemi në një tavolinë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka ftuar sërish liderët e partive politike në koalicionin qeverisës dhe atyre në opozitë, që ta tejkalojnë krizën politike përmes dialogut.  
 
Presidentja Jahjaga ka përsëritur se dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve politike.   

Këto komente, ajo i ka bërë gjatë një vizite në komunën e Podujevës, në kuadër të vizitave që po u bën të gjitha komunat e Kosovës.
 
“Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike, të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar Jahjaga.
 
Ajo ka ritheksuar se ka bërë përpjekje që në kuadër të kompetencave kushtetuese t’i ulë të gjitha palët në një tavolinë bisedimesh.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin