Kriza politike dhe nevoja për dialog
Yzeiri: Protesta e PD nuk ka sens

Kriza politike dhe nevoja për dialog<br />Yzeiri: Protesta e PD nuk ka sens
TIRANE-Për të komentuar mbi krizën politike dhe nevojën për dialog, në studion e lajmeve në Report Tv ishte i ftuar gazetari dhe pedagogu Ilir Yzeiri.
 
Fillimisht Yzeiri komentoi lidhur me protestën e opozitës dhe qëndrimin e tyre prej 60-ditësh në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Më pas Yzeiri komentoi dhe për rolin që ka PS dhe LSI në zgjidhjen e krizës.
 
Duke analizuar protestën e opozitës në çadër gazetari Yzeiri u shpreh: Protesta e PD nuk ka sens, jam kundër bojkotit të PD, protesta është paqësore, dhe nuk ka trazira. Nuk e kuptoj çfarë proteste është se sa mbaron një fjalim nisin këngët.
 
Lidhur me rolin e Partisë Socialiste dhe nëse Rama duhet të japi dorëheqjen dhe të pranojë kushtet e opozitës për qeveri teknike, Yzeiri tha që të drejtën për të mandatuar qeveri e ka Kuvendi.
 
Yzeiri u pyet dhe për rolin e LSI-së në zgjidhjen e krizës politike.
 
“LSI përpiqet për të amortizuar të dy krahët politike, ka luajtur rol jo konstruktiv duhet të ishte pozicionuar. LSI ka rastin e artë për ta zgjidhur krizën. Fjalët boshe nuk çojnë asgjëkund duke thënë jemi për zgjidhje, jemi të hapur etj”, u shpreh Yzeiri.
 
Rolin e presidentit Nishani në zgjedhjen e krizës ai e quajt si një rol garantues i kushtetueses.
 
Duke komentuar klasën politike Yzeiri e quajti si një klasë politike të papjekur, dhe me krizën politike jeta ekonomike e vendit nuk është bllokuar.
 
Ilir Yzeiri është gazetar, analist dhe pedagog në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai