Kriza e zgjatur politike po ndikon negativisht zhvillimin e ekonomisë.
Ekspertët thonë për Report TV se situata e nderë politike ka rritur pasigurinë për të kryer investime të reja duke u kthyer në një barrë shtesë për biznesin e qytetarët.
“Perspektiva e investimeve nuk ka qenë e mirë. Klima e sotme është një barrë shtesë që ndikon negativisht kreditimin, vetë sipërmarrjen, e marrjen e risqeve përsipër”, thotë Arjan Kadare, ekspert ekonomie.
“Sipas raportit për vitin 2016 dhe për tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i kërkesave për investime është tkurrur me 64%”, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria.
"Më të ekspozuarat ndaj saj janë investimet e brendshme, ndërkohë që zgjatja e tensioneve do të luante rol negativ edhe te vetë administrata publike", thotë eksperti i ekonomisë Kadareja.
Më herët kanë qenë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka e Shqipërisë institucionet që kanë paralajmëruar se zgjatja e klimës së ashpër politike do ketë efekte negative në ekonomi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO