Kriza politike, euro bie
nën kuotën e 1.3 dollarëve

Kriza politike, euro bie <br />nën kuotën e 1.3 dollarëve
TIRANE - Valuta e përbashkët europiane duket se po ndjen presionin e krizës politike greke. Euro po tregtohet në bursat ndërkombëtare poshtë nivelit psikologjik të 1.30 dollarëve, ndërkohë që ende nuk duket në horizont nga Athina formimi i një qeverie koalicioni, ndërkohë që fryjnë erëra kërcënuese nga subjekte politike në këtë vend, sipas të cilave Greqia duhet të shkëputet nga eurozona.

Në tregun vendas, sipas kuotimit zyrtar mesatar të përditshëm nga Banka e Shqipërisë, një euro u këmbye me 139.63 lekë, duke shënuar një rënie me 0.12 pikë në raport me një ditë më parë. Ndërkohë, dollari kur po forcohet në bursat ndërkombëtare, po vijon të fitojë terren ndaj monedhës vendase. 1 dollar u këmbye me 107.53 lekë, 0.17 lekë më shumë se transaksionet e këmbimit të një dite më parë.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës