Kriza politike në Kosovë, Blloku
ia vë fajin presidentes Jahjaga

Kriza politike në Kosovë, Blloku<br />ia vë fajin presidentes Jahjaga
PRISHTINE- Fajtorja kryesore për krizën politike në Kosovë është presidentja Atifete Jahjaga. Të paktën kështu mendon koalicioni i paszgjedhjeve të 8 qershorit. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe pretendent për kryetar parlamenti, Isa Mustafa ka reaguar vetëm sot pas refuzimit të kërkesës nga presidentja Jahjaga për t’i kërkuar sqarime Kushtetueses për pikën 127, pas së cilës Blloku pretendon të marrë postin e kryeparlamentarit dhe drejtimin e qeverisë.
 
Mustafa bëri përgjegjëse drejtpërdrejt presidenten Jahjaga duke thënë se rruga e vetme për zgjidhjen e krizës gjendet në Kuvend, e jo nëpërmjet takimeve të liderve, siç pretendon ajo. I pari i LDK-së i ka bërë thirrje edhe partisë kundërshtare që të hapë rrugë për zgjidhjen e ngërçit politik që po hyn në muajin e pestë dhe që ka lënë vendin pa qeveri dhe institucione.
 
Dy ditë më parë, Jahjaga refuzoi kërkesën e depuetëtev të Bllokut për t’iu drejtuar Kushtetueses, ndërsa ka thirrur në një tjetër takim liderët e koalicionit. Megjithatë, mediat kosovare thonë se ajo do ta ketë shumë të vështirë t’i bëjë bashkë ata, pasi janë të paktën 2 parti të Bllokut që paralajmëruan se nuk kanë ndërmend të ulen në bisedime me PDK-në e Hashim Thaçit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme