Kriza politike në Kosovë,
lë pa rroga ambasadat

Kriza politike në Kosovë,<br />lë pa rroga ambasadat
KOSOVE-Kriza politike për 4 muaj pas zgjedhjeve në Kosovë ka ndikuar edhe në punën e shërbimit diplomatik jashtë vendit. Bëhet fjalë për pesë misionet diplomatike në Berlin, Vjenë, Paris, Bernë dhe Romë të cilët nuk kanë paguar ende punonjëist dhe objektet me qira.

Lajmi është dhënë nga një zyrtar në një nga ambasadat në Europën Perëndimore. “Ka dy muaj që nuk kemi marrë pagesat për rroga dhe ato për qira dhe kjo ka filluar të araqesë proble për stafin. Me sa jam informuar, janë edhe disa ambasada të tjera në Europë që po përballen me të njëjtin problem”, ka thënë zyrtari i ambasadës kosovare.

Sipas mediave kosovare, ky lajm është pranuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila thotë se kjo ka ardhur në mungesë të rishikimit të buxhetit të vitit 2014. Rishikimi i buxhetit duhet të ndodhte në mes të vitit, por kjo nuk ka ndodhur për shkak se Kuvendi i Kosovës është jofunksional prej muajsh.

Vendimi i fundit i Kuvendit është marrë në maj të këtij viti, kur deputetët vendosën të çonin vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Që nga ajo kohë, partitë kryesore në vend janë zhytur në garë për të marrë postin e kryeparlamentarit, duke vonuar kështu edhe krijimin e institucioneve.

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari