Një ditë përpara senacës së thirrur nga Blloku LDK-AAK-Nisma e Vetëvendojse, dhe jo nga kryesuesja e Kuvendit Flora Brovina, kjo e fundit ka thirrur sot për bisedime përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar vijimin e seancës konstituive të nisur që më 17 korrik.
Në një prononcim për mediat kosovare, Brovina mësohet të ketë konfirmuar se do të ketë një takim në orën 12:00, duke shtuar se ende nuk ka marrë një përgjigje nëse do të jenë të pranishëm të gjithë liderët.
Për të njëjtin qëllim, një ditë më parë edhe presidentja Atifete Jahjaga takoi dje liderët e partive, por përpjekjet e saj për t’i bindur liderët e 5 partive kryesore të që të bashkëpunojnë për tejkalimin e krizës politike dështuan për herë të dytë, duke hapur mundësinë për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
/Shqiptarja.com