Kriza politike në Maqedoni,Zaev:
Në 24 mars formojmë qeverinë

Kriza politike në Maqedoni,Zaev:<br />Në 24 mars formojmë qeverinë
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike, shprehet  se deri më 24 mars pret që të ketë Qeveri të re.

“Shpresoj të kemi Qeveri më 24 mars. Sa i përket mua, unë shpresoj se Qeveri do të formohet nesër. Por kjo nuk varet prej meje. Skenari i vetëm të cilin e pres që të ndodh në periudhën e ardhshme është ai që në Maqedoni të formohet Qeveri. Shpresoj që Trajko Velanovski do të dërgoj shkresë deri te Presidenti i vendit dhe do të respektoj afatin prej 10 ditëve”, u shpreh Zaev për mediat maqedonase.

Maqedoni ndodhet në krizë politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë kreun e LSDM-së Zaev pasi sipas tij platforma shqiptare e pranuar prej tij prek sovranitetin e vendit.

Pavarsisht edhe thirrjes së ndërkomëbtarëve Ivanov ende refuzon  duke e konsideruar se platforma është krijuar në Tiranë, ndërsa nga ana tjetër Zaev është i vendosur për të krijuar qeverinë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit