Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka zvarritur qëllimisht procesin e konstituimit të Kuvendit për të arritur, sipas tij, afatet që çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Gjini deklaroi se nga dita e sotme nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, ndërsa më pas mund të pasojë edhe afati deri në 45 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, u shpreh kreu i Aleancës.
Lajmi kryesor:
Ngërçi politik në Kosovë, Albulena Haxhiu shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës pa nënkryetarin e PDK! Partia e Hamzës bojkoton seancën dhe i drejtohet Kushtetueses







