Me shumë gjasa, takimi i parashikuar mes presidentes në detyrë të Kosovës Albulena Haxhiu dhe partitë politike, me synim daljen nga kriza, nuk do të zhvillohet.
Mediat e Kosovës shkruajnë se asnjë parti nuk i është përgjigjur pozitivisht së saj për takim nesër në orën 09.00.
Fillimisht ishte Partia Demokratike dhe Aelanca për Ardhmërinë e Kosovës që e refuzuan, dhe më pas edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku tha se takimin mund ta mbajë vetëm me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Në pikëpamjen tonë, Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.
Nga ana tjetër, edhe sot deputetët e PDK-së bllokuan hyrjen e ndërtesës së Qeverisë, duke deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e Albin Kurtit, të cilin e akuzojnë për “uzurpim” të postit të kryeministrit.

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar vazhdimin e seancës për 18 gusht në ora 11:00.
Në kërkesën e nënshkruar nga deputetja Vlora Çitaku, PDK thotë se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë që, sipas saj, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me veprimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas PDK, vazhdimi i procedurave pa tejkaluar këtë situatë do të përbënte shkelje të mëtejshme të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.
“Duke pasur parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet, shkelje e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në kërkesë.










Komente
Komento