Kriza politike,PD negociata me
të huajt për të dalë nga bojkoti

Kriza politike,PD negociata me<br />të huajt për të dalë nga bojkoti
TIRANE- Ngërçi politik i krijuar prej më shuam se tri muajsh ka bërë që vetë PD-ja që ka bojkotuar Kuvendin të ndërmarrë hapat e para për tu rikthyer në parlament.

Kryetari i saj, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha kanë nisur punën për të lobuar tek faktori ndërkombëtar në mënyrë që të arrihet marrëveshja politike.

Takimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha javën që shkoi zhvilloi një takim me ndërkombëtarët në Strasburg. I shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi ai zhvillojë disa takime me kryetarët e PPE-ve partia simotra të PD-së si edhe përfaqësues të Bashkimit Europian. Arsyeja kryesore e këtij udhëtimi të PD-së në Strasburg ishte marrja e garancisë nga ndërkombëtarët për të arritur një marrëveshje politike në Shqipëri pasi vetë opozita kërkon tani më që të rifutet në parlament.

Mesa duket këto takimi nuk kanë vajtur 100% ashtu siç ka dashur Lulzim Basha pasi i gjithë ky udhëtim i bërë në Strasburg nuk është pasqyruar nga PD dhe është mbajtur disi i fshehtë. Por prapaskenat politike për të negociuar ndërmjet palëve për të arritur në një konsensus bashkëpunimi kanë futur në lojë edhe ish-kryeministrin Berisha. Duke qenë edhe me më shumë përvojë në PD ai ka intensifikuar takimet me diplomatët e huaj dhe me faktorin ndërkombëtar në përgjithësi. Kthesa e parë e PD-së për tu rifutur në parlament ka ardhur nga vetë Berisha që rreth një jave më parë gjatë takimit me ambasadorin francez.

Pas sigurisë së dhënë nga pala franceze, Berisha mori dje edhe konfirmimin e palës italiane për tu rifutur në parlament. Ish-kryeministri Berisha u takua dje me ish-kryeministrin e Italisë, Romano Prodi ku edhe gjatë këtij takimi Berisha theksoi nevojshmërinë e një marrëveshjeje politike. Në ditët në vijim pritet që takimet me ndërkombëtarët të intensifikohen edhe më shumë ku si mazhornca dhe opozita do të takojnë diplomat të huaj për të arritur në këtë marrëveshje.

Ndryshon PD, kërkon takim Rama-Basha si Nano-Berisha
Partia Demokratike kërkon një marrëveshje si ajo e Nano-Berishës në vitin 2002 në mënyrë që të thyhet bojkoti parlamentar. Në një prononcim për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi mori si referencë marrëveshjen Nano-Berisha si shembull për të arritur një marrëveshje politike ndërmjet palëve, gjë e cila mesa duket është një rikthim në kohë. “Një marrëveshje e bërë në kohën kur mazhoranca socialiste bllokonte të gjithë numrat dhe nuk mund të bllokonte opozita në votimin parlamentar. Nëse zoti Rama kërkon të rritet politikisht në nivelin e paraardhësit të tij, unë besoj se do të kishim përpara një mundësi për të arritur një marrëveshje”,- theksoi Bylykbashi.

Por ky qëndrim i Partisë Demokratike lë të kuptohet se për të arritur këtë marrëveshje duhet një takim Rama-Basha si pasuesit e dy kryetarëve të dy partive më të mëdha në vend. Edhe në vitin 2002 ish-kryeministri Fatos Nano pranoi që të nënshkruante një marrëveshje bashkëpunimi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha të cilët ishin nën garancinë e ndërkombëtarëve. Kësisoj pas rreth 12 vitesh duket se opozita kërkon sërish një marrëveshje të re në një kohë kur vendi është në prag të zgjedhjeve vendore.

Miratimi i hartës territoriale e cila do të çojë në ndryshimin e Kodit Zgjedhor duket si një mundësi e mirë për bashkëpunimin ndërmjet opozitës dhe mazhorancës e cila do të shkonte më pas në një takim politik të nivelit të lartë Rama-Basha. Ndonëse ky takim ka disa kohë që është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, ai është refuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga Basha i cili mesa duket tani më ka ndryshuar qëndrim dhe kërkon një takim me kryeministrin për të arritur një marrëveshje politike në vend e cila do të pasohej më pas me miratimin e disa ligjeve të rëndësishme të cilat janë pjesë e reformave të mëdha në vend.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim