Kriza politike/ Presidenti do të takojë sërish Cottarelli-n, Italia pranë zgjedhjeve të parakohshme

Kriza politike/ Presidenti do të takojë sërish Cottarelli-n, Italia pranë zgjedhjeve të parakohshme

Carlo Cottarelli

Italia është shumë pranë zgjedhjeve të parakohshme. Presidenti Sergio Mattarella pritet që të zhvillojë sot sërish një takim me kryeministrin e ri të mandatuar Carlo Cottarelli-n.

Emërimi i Cottarelli-t erdhi pas mandatimit nga presidenti pasi kryeministri Conte i propozuar nga dy partitë Lega dhe 5 Yjet dështoi të formonte qeverinë e re italiane.

Por edhe për Cottarelli-n duket se do të ketë shumë vështirësi që të marrë votëbesimin, prandaj mediat italiane shkruajnë se vendi është shumë pranë zgjedhjeve të reja.

Në këto kushte, Presidenti mund të thërrasë popullin sërish në zgjedhje në verë, por frika është se partitë euroskeptike mund të dalin sërish fituese dhe ngërçi mund të mos zgjidhet.

 Kriza politike ka shkaktuar reagime edhe nga BE, pasi Italia është ekonomia e katërt më e madhe e Bashkimit Evropian.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen