Arsyeja për shtyerjen seancës, është bërë në mënyrë që partitë të kenë në dispozicion kohë të mjaftueshme për gjetjen e një konsensusi drejt themelimit të institucioneve të reja.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Prishtinë kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina.
Ndërkohë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një njoftim për mediat ka konfirmuar se do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike në ditët në vazhdim. Në këtë mënyrë, ajo nuk pret konstituim të Kuvendit të Kosovës për nesër pasi qëndrimet e partive politike nuk kanë ndryshuar.
"Takimet e Presidentes Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)