TIRANË- David Konstelancik zyrtari i DASH i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë ka patur një ditë intensive me takime të njëpasnjëshme me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës joparlamentare.
Në orën 11:00 ai është pritur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Gjatë takimit me Ruçin ai u shpreh se Reforma në drejtësi dhe Vettingu mbështeten fort nga SHBA.
Në orët e pasdite Konstelancik është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit është shprehur se qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.
Më pas radha u ka ardhur liderëve të opozitës. Fillimisht ai u takua me kryedemokratin Lulzim Basha në orën 14:00 e më pas me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në orën 15:30.
Pas takimit pati edhe një reagim nga kreu i opozitës Lulzim Basha i cili tha se me zyrtarin amerikan zhvilluan një diskutim konstruktiv.
Në orën 17:00 Konstelancik i ka shkuar në zyrë kreut të e qeverisë Edi Rama në ambientet e kryeministrisë. Zyrtari amerikan takimet me politikanët i përmbylli me kryeministrin, ndërsa mungoi një i tillë me presidentin Ilir Meta dhe me ish presidenti Sali Berisha. Ilir Meta me Sali Berishën janë dy njerëzit që kanë luftuar reformën në drejtësi, investim ky amerikan.
Diplomati i karrierës Kostelancik gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me liderët e partive kryesore opozitare mendohet se ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin, që mund të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave në mes të Tetorit.
E ndërsa dy vite më parë ishte Hoyt Brian Yee, ish-zyrtar i lartë i DASH-it që arriti që të zgjidhte krizën, tashmë mbetet për t'u parë nëse Kostelancik, që herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë do të arrijë që të ketë sukses në përpjekjen e tij.
David Kostelancik ka qenë zëvendës ambasador i SHBA në Hungari, ndërsa ka mbuluar edhe marrëdhëniet me Rusinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, teksa edhe çështja e influencës së Moskës në Ballkan mund të jetë pjesë e diskutimeve.
Kryetarja e grupit demokrat në parlament Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë zhvilluar një drekë pune me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik, që ndodhet për vizitë në Tiranë. Rudina Hajdari ka zbuluar edhe cfarë është diskutuar në takim.
“Së bashku me Ralf Gjonin patëm një takim dreke me drejtorin e ri për Ballkanin Perëndimor David Kostelancik, nga Departamenti i Shtetit për të diskutuar reformën zgjedhore. Të lumtur që patëm mbështetjen e tyre të plotë”, shkruan Hajdari në Twitter. Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit është takuar sot me krerët e politikës shqiptare.
Ka përfunduar takimi i kryeministrit, Edi Rama me drejtorin e ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Rama priti në ambientet e kryeministrisë zyrtarin e lartë të DASH, ku takimi ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 45 minuta. Takimi i Ramas me Kostelancik nisi që në orën 17:00 ndërsa ka vetëm disa minuta që ka përfunduar. Në këtë takim ende nuk dihet për çfarë është biseduar por mendohet se në fokus kanë qenë situata politike dhe hapja e negociatave për në BE në muajin tetor.
Para takimit me Ramën, drejtori i ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, ka takuar edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Takimet me Bashën dhe Kryemadhin nuk kanë zgjatur më shumë se 60 minuta.
Pas takimit me drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. David Kostelancik ka ardhur një reagim nga Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi .
Kryemadhi i shprehu Kostelancik situatën politike në vend dhe qëndrimet e LSI për zgjedhje. Sipas saj në vendin tonë duhet të ketë sa më parë zgjedhje në mënyrë që Shqipëria të hapi negociatat për anëtarësim në BE.
“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në lidhje me situatën politike.
Pas takimit me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerika të Shtetit, Dave Kostelancik, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD, Lulzim Basha. Ky i fundit ka thënë se diskutimi me Kostelancik ishte i konstruktiv. Sipas Bashës në fokus të këtij takimi ishte pandëshkueshmëria e politikanëve dhe rikthimi i Sundimit të Ligjit.
"Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënje fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA." ka thënë Basha.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerika të Shtetit, Dave Kostelancik dhe të ngarkuarën e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones.
Përmes postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Sipas Ballës, qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Sot prita në një takim Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit zotin Dave Kostelancik, sëbashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses-Ones. Për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Qeveria jonë e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencën e OSBE.
Zyrtari i lartë i DASH ka mbërritur në kryeministri kur po zhvillon një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Takimi me Ramën vjen vetëm pak orë pas takimeve të njëpasnjëshëm që zyrtari i DASH zhvilloi sot në Tiranë.
Ka përfunduar takimi i zyrtarit të DASH, David Kostelancik me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Takimi i Kostelancik me Kryemadhin ka ardhur menjëherë pas takimit prej më shumë se dy orë që zyrtari i lartë amerikan zhvilloi me kreun e PD, Lulzim Basha.
Kujtojmë që më herët gjatë ditës ai ka takuar edhe zyrtarë të mazhorancës. Ndërsa pas takimit me Kryemadhin, zyrtari i DASH ka shkuar në kryeministri për të takuar Ramën.
David Konstelancik zyrtari i DASH i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ky takim sapo ka përfunduar por dita e takimeve për zyrtarin e lartë amerikan nuk përfundon me kaq pas ai do të shkojë në zyrën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Në takimin me Bashën Konstelancik ka folur edhe për situatën politike dhe bojokotet e vazhdueshme që opozita ka bërë tashmë prej disa muajsh.
Zyrtari i DASH, David Konstelancik ka mbërritur në selinë blu, ku do të takohet me kryedemokratin Lulzim Basha. Konstelancik shoqërohet edhe nga e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri Leyla Mose-Ones.
Zyra e shtypit e Kuvendit ka zbardhur takimin mes Drejtorit për Europën Qendrore e Jugore në DASH, Kostelancik dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit. Bëhet e ditur se në fokus të këtij taki ka qenë reforma në Drejtësi, ajo elektorale, ku është vënë theksi që kjo e fundit të bëhet në bashkëpunim me opozitën.
Kostelancik- Ruçit: Reforma në drejtësi dhe Vettingu mbështeten fort nga ShBA. Reforma elektorale brenda vitit dhe bashkë me opozitën. Shqipëria, aleat strategjik në NATO
Zyrtari i DASH ka mbërritur në selinë e Kuvendit ku do të takohet me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Ai shqoërohet edhe e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri Leyla Mose-Ones.
Proud to be USA citizen!
PërgjigjuZ. Zyrta i larte, a mund te bej reform ne drejtesi vendi juaj nga nje njeri qe ka vellain te denuar per narkotik sic eshte vellai i fatmir xhafes... A e dini ju se fatmir xhafa me bandat e tij kontrollon vitingu ne kpk..me kryetare genta tafaj bungo ne kpk kaloj gjyqetar me te korruptuar artur malaj...i cili del me vile ne emer sekretares se tij ketu vlore. A e dini ju qe inspektori i pergjithshem ildkpki ka kthyer institucionin ne prone private...dhe kohet e fundit ka marr bashkeshorten e anetari kpk olsi komici per te ber presion ne emer te asaj qe quhet reform te drejdesi per raportet qe dergon kpk... A e dinu ju se shkelqim ganaj duhet te jete burg jo te dergoj raporte ne kpk ne bashkepinim me olsi komici, i cili eshte dhe konflikt interesi i ka punesuar bashkeshorten ne ildkpki... A e dini ju se ky person ne kalim kopetenca ben rrugacerin ne institucion..mund te vezhgoni dhe keni per te pare se kush eshte shkelqim ganaj.. Po yllka banushi, keshilltar onm ben presion me urdher fatmir xhafes, shkelqim ganaj dhe artur malaj per shkarkim te gjyqetareve te ndershem...ja keto jan qe ben reform drejtesi...
PërgjigjuRrnoft I Madhi Natd Noka vella I magjarit