Një fundjavë pune për Giuseppe Conte, i cili përgatit komunikimet me Parlamentin për të hënën dhe në të njëjtën kohë vazhdon konsultat për të siguruar një shumicë në Senat.
Të hënën kryeministri do mundohet të sigurojë mbështetjen në Dhomë dhe të Martën në Senat. Matteo Renzi nga ana tjetër ka konfirmuar abstenimin e mundshëm të Italia Viva. Ndërkohë që në mbështetje të kryeministrit është krijuar një grup parlamentar me moton e tyre për rritjen e 'përgjegjësisë ' dhe kundër krizës.
Ndërkohë që ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, theksoi se në këtë rast prioritet duhet të jenë qytetarët jo qeveria.
"Prioritet nuk mund të jetë një debat mbi krizën qeveritare, përparësi janë italianët. Nga Këshilli i Ministrave këtë javë kanë mbërritur dy lajme të mira: - ne kemi miratuar kërkesën për ndryshimin e buxhetit që do t'i paraqitet Parlamentit”, tha Di Maio në postimin e tij.
Koalicioni qeverisës ra pas tërheqjes së ish-Kryeministrit Matteo Renzi për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me politikat ekonomike të rimëkëmbjes.
Renzi dhe Conte nuk kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të përdoren fondet e BE për rimëkëmbjen e ekonomisë. Italia do të marrë më shumë se çerekun e paketës së stimulit prej 750 miliardë eurosh, e cila do të akordohet në formë grantesh dhe huash me interes të ulët.
Koalicioni përbëhej nga partia populiste e majtë “Cinque Stelle” dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë, Italia Viva dhe grupi parlamentar “Liberi e Ugual
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.6%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I shtruar në spital prej 14 shkurtit, mjekët: Papa nuk është jashtë rrezikut për jetën
21 Shkurt, 20:47
-
Del foto e shqiptarit me dy emra që u arrestua në Tiranë për ekstradim! Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, trafikonte 30 kg kokainë në Itali
21 Shkurt, 19:33
-
Itali/ Nuk i dhanë para për drogë, 28-vjeçari shqiptar kërcënon dhe tenton të zhvasë babanë dhe të dashurën e tij
20 Shkurt, 20:59
-
Itali/ Kardinali Ravasi: E mundur që Papa Françesku të japë dorëheqjen
20 Shkurt, 16:00
-
Lezhë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, ‘Terni’ prangos 25-vjeçarin e shumëkërkuar nga Italia! Policia: Do ekstradohet (EMRI)
20 Shkurt, 15:47
-
Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, 30 kg kokainë i trafikonte në Itali! U arrestua në Tiranë për ekstradim, zbardhen detaje nga dosja e 'bosit' shqiptar me dy emra
20 Shkurt, 15:27
-
I shtruar në spital prej 7 ditësh, Vatikani: Ati i Shenjtë është i qetë, ka pak përmirësim
20 Shkurt, 13:01
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
'Goditësi më i keq i penalltive', Lookman i përvishet trajnerit të tij: Ndjej mosrespekt, nuk kam folur
19 Shkurt, 14:43
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07