SPANJE - Spanja pritet të miratojë këtë të enjte buxhetin anti krizës për vitin 2013 si masë kundër rënies së mëtejshme të ekonomisë së përkeqësuar dhe papunësisë që arrin në 25 për qind.
Madridi pritet të grumbullojë 39 miliardë euro nga kursimet, rritja e taksave si dhe nga reformat strukturore.
Ky njoftim vjen në një kohë kur të "indinjuarit " kanë gjatë gjithë javës që protestojnë në rrugët e Madridit, lidhur me pritshmëritë e Spanjën për kërkesën e ndihmës financiare nga partnerët e eurozonës.
Kostot e huave për Spanjën u rritën në nivele të rrezikshme ditën e mërkurë ndërsa tregu i aksioneve pësoi rënie.
Kryeministri Mariano Rajoy për “Wall Street Journal” konfirmoi lajmin në fjalë gjatë ditës së mërkurën, duke u shprehur se, “nëse kostot e huamarrjeve do të jenë shumë të larta për një kohë të gjatë, atëherë ju siguroj 100 për qind se do të kërkoj ndihmë”.
Situata ekonomike në vend mbetet në vështirësi, me shifrat nga banka qendrore që tregojnë se recesioni i vendit është thelluar për shkak se të ardhurat ekonomike kanë rënë.
Në raportin mujor të Bankës së Spanjës rezulton se, të dhënat për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se të ardhurat vazhduan të binin me hapa domethënëse, në një ambient ku tensionet financiare mbeten në nivele të larta.
(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com