Kriza, takohen negociatorët e
PS dhe të PD, por pa rezultat

Kriza, takohen negociatorët e<br />PS dhe të PD, por pa rezultat
Pas 57 ditëve protestë nga opozita dhe thirrjeve për dialog nga ndërkombëtarët, më në fund ka ardhur takimi i parë mes PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje për krizën.
 
Dy të mandatuarit nga PD dhe PS, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla janë takuar për rreth një orë për të gjetur një formulë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur ngërçin politik ku është futur vendi prej rreth dy muajsh. 
  
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy të mandatuarit kanë qartësuar pozicionet, negociatori i PD, Oerd Bylykbashi ka sqaruar kërkesën për qeveri teknike dhe mandatin e saj për përgatitjen e zgjedhjeve.

Takimi i parë nuk ka prodhuar rezultate duke përfunduar pa sukses, pasi PS kërkon dialog në tryezë pa kushte, ndërsa opozita qëndron te kërkesa për qeveri teknike me cdo kusht. 

Por, Balla dhe Bylykbashi kanë lënë të hapur mundësinë e një takimi të dytë për përgatitjen e një takimi të mundshëm Rama-Basha.
 
Takimi i dy negociatorëve erdhi pas paktit që arritën sot PS dhe LSI ku kërkohet ndërhyrja nga jashtë, konkretisht e Partisë Popullore Europiane ku Partia Demokratike është anëtarësuar që të ndërhyjë në zhbllokimin e situatës.
 
Rama dhe Meta në takimin e sotëm që zgjati plot 90 minuta nën praninë e bashkëpunëtorëve të afërt, konkretizuan se, do i drejtohen që sot Presidentit të PPE dhe komisionarit Johanes Hahn që të zhbllokojnë situatën politike ku ndodhet vendi.
 
Kryetari i PD i është përgjigjur nga çadra e protestës menjëherë paktit të PS-LSI se do i drejtohen PPE-së për të zhbllokuar situatën politike ku ndodhet vendi.
 
Sipas Bashës koalicioni duhet të zgjidhi punët brenda vetes sepse me PPE ka kush komunikon. Edhe një herë tjetër kreu i PD-së këmbënguli në qeveri teknike.
 
Por pasdite erdhi takimi mes palëve, Bylykbashit dhe Ballës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai