Kroaci/Ndahet nga jeta historiani
dhe albanologu i njohur Zef Mirdita

Kroaci/Ndahet nga jeta historiani<br />dhe albanologu i njohur Zef Mirdita
Është ndarë nga jeta në Kroaci historian dhe albanologu i njohur kosovar, akademiku Zef Mirdita, në moshën 80 vjeçare.

Mirdita do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë, historian i devotshëm dhe njeri i madh i letrave shqipe.

Vepra e fundit e Mirditës, monografia shkencore “Dardanët dhe Dardania në Antikë”, u promovua më 14 mars në Institutin kroat të Historisë.

Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936.
 
Në vitin 1966, punoi si profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë.

Në vitin 1967 kaloi në Prishtinë, si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike, kurse në vitin 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, me temën “Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanët dhe Dardania në Antikë).

Në vitin 1991 Mirdita u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ka punuar si këshilltar shkencor në Institutin e Historisë të Kroacisë.
 
Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, ka botuar në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika, etj., po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht.

Në vitin 2004, Presidenti Mojsiu e dekoroi për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.

Më 2005 u nderua me çmimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve, për librin “Vlasi u historiografiji”.
 
Me rastin e përvjetorit të tetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri