Kroaci – Opozita kryeson në zgjedhjet parlamentare

/ATSH-AFP/ - Opozita konservatore është pozicionuar përpara koalicionit të së majtës në pushtet, në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kroaci, por me numër votash të pamjaftueshme për krijimin e qeverisë.
Këto janë zgjedhjet e para që prej anëtarësimit të ish-republikës jugosllave në Bashkimin Evropian, në vitin 2013, në sfondin e krizës së migrantëve që e kanë kthyer këtë shtet në vend tranziti në Ballkan drejt Evropës Perëndimore si edhe të recesionit ekonomik.
Koalicioni konservator i kryesuar nga Tomislav Karamarko, lideri i partisë kryesore të opozitës (HDZ), ka marrë 59 vende në parlamentin që numëron 151 deputetë, referuar rezultateve të nxjerra nga procesi i numërimit të rreth 70 për qind të votave në 6 500 qendra votimi.
Aleanca e majtë "Kroacia rritet", e drejtuar nga Partia Socialdemokrate (SDP) e kryeministrit në detyrë Zoran Milanoviç, ka marrë 55 vende ndërsa në vendin e tretë është renditur grupimi Most me 19 vende.
Katër grupime të tjera do të ndajnë 10 vende ndërsa tetë vendet e mbetura janë të rezervuara për minoritetet kombëtare

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social