Policia kroate ka bërë të ditur se një grua 63 vjeçe nga Afganistani ka vdekur nga shkaqet natyrore në një kamp të refugjatëve.

Ky është rasti i parë i vdekjes së një emigranti në Kroaci, që kur ka nisur fluksi i tyre, në mes të shtatorit. Zëdhënësi i policisë, Domagoj Xhigumoviq, ka thënë se gruaja ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi ka arritur në kampin Opatovac, në kufi me Serbinë.

Ai nuk e ka bërë publik emrin e saj, por ka thënë se do të varroset në varrezat myslimane. Afro 300,000 azilkërkues kanë hyrë në Kroaci, gjatë rrugës së tyre për në Evropën perëndimore.



Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)