Kroaci: Zgjedhjet e përgjithshme në
periudhën e krizës së emigrantëve

Kroaci: Zgjedhjet e përgjithshme në<br />periudhën e krizës së emigrantëve

Në Kroaci nesër mbahen zgjedhjet e përgjithshme, që disi kanë mbetur nën hijen e krizës së migrantëve, pasi më tepër se 300 mijë azilkërkues kanë kaluar nëpër këtë vend, prej gjysmës së shtatorit, në rrugën e tyre për në vendet e pasura të Evropës Perëndimore.

Ka vlerësime se nëse në zgjedhjet e nesërme fitojnë konservatorët, atëherë mund të ndërmerren masa tejet të ashpra kundër emigrantëve, që kalojnë nëpër Kroaci.

Opozita në Kroaci, Unioni Demokristian, që e udhëheq Koalicionin Patriotitk, i përbër prej nëntë partive, i ka akuzuar Socialdemokratët në qeveri se janë shumë të butë ndaj migrantëve.

Unioni Demokrisitan ka kërkuar masa të ashpra, siç është angazhimi i ushtrisë dhe ndërtimi i mureve në kufirin me Serbinë, prej nga hyjnë pjesa më e madhe e migrantëve. 




Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social