Uellsi shkatërroi 0-3 Izraelin, teksa një nga golat e shënoi Bale me goditje dënimi. Fitorja e ngjit Uellsin në vendin e parë në grup, por me 5 ndeshje të zhvilluara. Bosnja fitoi me Andorën, ndërsa Belgjika me Qipron.
Italia nuk arrin që të fitojë në Bullgari, madje me fat ka marrë një pikë në barazimin 2-2, teksa vetëm një gol ka shënuar vetë, pasi një nga dy golat ishte autogol i vendasve.
Eder, ishte heroi i Italisë në Bullgari që i shmangu humbjen. Kroacia vazhdon të mbajë vendin e parë në grup, pasi shkatërrimit që i bëri Norvegjisë 5-1.
d.balla/shqiptarja.com