/ATSH/-Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot Ambasadorin Kroat në Prishtinë, Zllatko Kramariq, ku biseduan për bashkëpunim në shëndetësi.
Rrahmani e njoftoi ambasadorin, me reformën shëndetësore që ka filluar, të cilën reformë do ta vazhdojë por, duke përmirësuar aty ku shihet e nevojshme në bashkëpunim me ekspertë shëndetësorë, ekonomistë e juristë vendor e ndërkombëtar.

Rrahmani gjithashtu kërkoi përkrahje nga Ambasadori Kramariq, aty ku Kroacia mund të jep kontributin e saj, për sektorin shëndetësor të Kosovës.

Ambasadori Kramariq tha se Kroacia është e hapur për çdo bashkëpunim me shtetin më të ri në Evropë, Kosovën, në të gjitha fushat përfshi edhe shëndetësinë.

"Mbetet që në të ardhmen të bisedohen në mënyrë konkrete format e bashkëpunimit që do të sillnin dobi për dy vendet tona", u shpreh Ambasadori Kramariq./kosovapress/