Kroacia: Ka pasur një bombë në dronin që ra në Zagreb

Kroacia: Ka pasur një bombë në dronin që ra në Zagreb

Kishte një bombë në dronin që mbërriti nga zona e luftës në Ukrainë dhe u rrëzua të enjten mbrëma në Zagreb, kryeqyteti i Kroacisë, pasi fluturoi mbi Rumani dhe Hungari.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Bono, pasi fragmentet e avionit janë nxjerrë nga krateri me diametër prej tre metrash.

“Janë gjetur gjurmë eksplozivi dhe ka të dhëna se ky nuk ishte një dron zbulues”, tha ministri, duke nënvizuar se avioni mbante një bombë ajrore të prodhimit sovjetik, e cila shpërtheu dhe tani nuk përbën më rrezik.

"Deri më tani nuk është konstatuar se kujt i përkiste avioni dhe të dhënat e para për trajektoren e tij nuk mund të përjashtojnë as palën ruse dhe as atë ukrainase. Nuk është ende e qartë nëse bomba shpërtheu para apo pas goditjes në tokë. Kroacia ka kërkuar që në territorin e saj të vendosen bateritë kundër raketave Patriot".


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm