TIRANE- Kroacia rikonfirmon mbështetjen për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Këtë e ka shprehur ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Ante Kotromanović gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Duke shprehur mbështetjen e fortë të Kroacisë për Shqipërinë, Kotromanovic theksoi bindjen se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat.
“Kroacia është gjithashtu mbështetëse e integrimit europian të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, u shpreh Ministri Kotromanovic,
Nga ana e tij, kryeministri Rama vlerësoi modelin integrues të Kroacisë, ndërsa theksoi dëshirën dhe nevojën për të përfituar nga praktika e suksesshme kroate, në rrugëtimin europian të Shqipërisë.
Gjatë takimit u shpreh interesi i përbashkët i dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.
Rama në "Facebook": Kroacia e bindur se Shqiperia meriton statusin
Takimi i zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë është bërë publik nga ana e kryeministrit Rama edhe përmes rrjetit social “Facebook”.
Në rrjetin social Rama shprehet se gjatë takimit është biseduar për mbështetjen e fortë të Kroacisë për integrimin evropian të Shqipërisë. Sipas kryeministrit Rama mbështetja e Kroacisë vjen me bindjen se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. Më tej Rama shton se gjatë takimit është biseduar edhe për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes për interesin e përbashkët të të dy vendeve.
(Statusi i plotë i kryeministrit Rama per takimin me Ante Kotromanovic)
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

(Statusi i plotë i kryeministrit Rama per takimin me Ante Kotromanovic)Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)