Kroacia, një Greqi e dytë
në Bashkimin Evropian?

Kroacia, një Greqi e dytë<br />në Bashkimin Evropian?
ZAGREB- Kriza po i troket në derë Kroacisë, pikërisht kur ajo ka "prerë biletën" për të hyrë në BE, thekson shtypi i Zagrebit. Sipas gazetave të pavarura,shkalla e papunësisë në Kroaci arrin në 20 për qind. Papunësia e të rinjve është 40 për qind. Megjithëkëtë, trashëgimia më shkatërruese e qeverisë që mendohet se do të humbë  zgjedhjet e së dielës, ka qenë huamarrja e pamatur dhe shpenzimet. Borxhi kombëtar është rritur shumë. Në vend që të ulte shpenzimet, qeveria ndoqi politiën e rritjes sa barrës së tatimeve. Kjo solli bllokim ekonomik, që u pasua me rënien e investimeve kapitale. Borxhet janë të përmasave të tilla, sa që Banka Qendrore e Kroacisë po paralajmëron për falimentim të mundshëm dhe kolaps financiar. Korrupsioni në këtë vend për vite me rradhë ka qenë shumë i përhapur dhe llogaritet që janë vjedhur rreth 1 miliard dollarë nga zyrtarët e korruptuar. Ky vend ballkanik ndoshta do të ndjekë rrugën katastrofike të Greqisë - duke ndikuar në mënyrë dramatike te taksapaguesit evropianë dhe ata amerikanë, theksojnë opinionistët kroatë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma