Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen. Në takim është diskutuar edhe për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në këtë zonë.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e kanë mbështetur propozimin. Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.
Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e thuktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani. Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim.
Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri. Zona Schengen - me 26 vende anëtare - nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.
Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen./REL
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zv.kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe nis të këndojë, jep dorëheqjen pasi publikimit të pamjeve, nisin hetimet (VIDEO)
18 Janar, 08:09
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22
-
Rumani, mijëra protestues demonstrojnë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale
12 Janar, 20:58
-
Ofertë surprizë, Cannavaro kërkon Cristian Shpendin në Zagreb
7 Janar, 11:44
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Kroaci/ Presidenti Milanoviç akuzon kryeministrin Plenkoviçin për 'grusht' institucional: Ushtria kroate nuk do të bëjë luftërat e të tjerëve
3 Janar, 17:13
-
VIDEOLAJM/ Rumania futet në Shengen, Policia duartroket udhëtarin e parë! Është një qen endacak
3 Janar, 14:23
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20
-
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen
1 Janar, 15:44
-
Arbër Hoxha me trajner të ri, Fabio Cannavaro firmos me Dinamo Zagrebin
30 Dhjetor 2024, 14:10
-
'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
29 Dhjetor 2024, 20:40
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 13:55