KROACI- Ndërsa e gjithë bota po përjeton një valë të re të pandemisë, Kroacia është vendi ku shkalla e vaksinimit kundër COVID-19 është një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç, i shqetësuar lidhur me situatën epidemiologjike, varet kryesisht nga numri i personave të pavaksinuar.
“Situata epidemiologjike e valës së katërt përcaktohet kryesisht nga numri i të pavaksinuarve. Prandaj, të pavaksinuarit e përcaktojnë dinamikën e situatës epidemiologjike”, tha Plenkoviç.
Përmes fjalës së tij, ai tha se vaksina është mjeti i vetëm në “luftën” me pandemisë. Kryeministri kroat i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen, ndërsa ka theksuar se çdo person i caktuar për të marrë dozën përforcuese duhet ta bëjë sa më shpejtë.
“Vaksina është masa më e mirë dhe më e sigurt në luftën kundër virusit, që kemi në dispozicion. Këtë herë i ftoj të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen dhe ata që kanë kohë për dozën e tretë, ta marrin atë”, tha Plenkoviç.
Në Kroaci u regjistruan 6,310 raste të reja, një shifër rekord infektimesh, që nga fillimi i pandemisë. Në 324 orët e fundit, u raportua se humbën betejën me koronavirusin 32 persona.
Përveç Kroacisë, Ukraina, Sllovenia dhe Sllovakia, kanë raportuar një shifër rekord infektimesh nga virusi.
Situata epidemiologjike është vërtet alarmante në të gjithë botën, kjo edhe për shkak të shfaqjes së variantit më agresiv, delta. Duket se vaksinimi në shumë vende “ka ngecur”, ndërsa në të tjera ka filluar inokulimi i dozës së tretë.
Sipas ekspertëve kjo pabarazi në shpërndarjen e vaksinave, po dëmton arritjen e qëllimit, i cili është imuniteti i tufës.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12