Dy orë debat i nxehtë midis kandidatëve për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci nuk kanë ndryshuar imazhin e barazisë thelbësore, sipas sondazheve të fundit.
Pas debatit, Presidentja në largim, konservatorja Kolinda Grabar-Kitarović është vlerësuar me 38.9% të krediteve ndërsa ish-kryeministri socialdemokrat Zoran Milanović, fitues në raundin e parë me 29% të votave u vlerësua me 40% të krediteve.
Kitarović akuzoi kandidatin rival se nuk po punon për integrimin e Zagrebit me vendet fqinje.
"Ju keni arritur të na drejtoni kundër të gjithë fqinjëve tanë", tha ajo. "Ne kemi tela me gjemba në kufirin me Slloveninë dhe Hungarinë. Ndërsa unë po ndërtoja ura, ai bëri gjithçka për t'i rrëzuar ato. Bashkëpunimi me vendet e Europës Juglindore, Serbinë, BosnjeHercegovinën dhe të tjerët është më se i mirëpritur."
"Ishte ajo që prishi marrëdhëniet me Sarajevën", u përgjigj Milanović. "Marrëdhëniet me Slloveninë nuk janë të mira. Kështu që unë e shoh të domosdoshme që të ngrihet niveli i këtyre marrëdhënieve, ky do të jetë një gur themeli i politikës sime të jashtme. Marrëdhëniet me Vuçiçin janë fantastike? Jo, nuk janë! Po cilat marrëdhënie janë të mira? Ato me Victor Orbán? ".
"Gruaja e popullit", siç e përcakton vetë ajo, do të duhet të bindë sovranin që të votojnë për të, këtë të dielë, në mënyrë që të rikonfirmohet për të udhëhequr vendin. Rivali i saj në raundin e parë kishte fituar një të tretën e votave, falë mbështetjes së votuesve të qytetit, por edhe falë ndarjes së të djathtës.
Kroatët janë thirrur të votojnë sërish vetëm pesë ditë pas fillimit të presidencës së rradhës të Kroacisë të Këshillit Evropian, i cili vjen në një kohë delikate si për Zagrebin ashtu edhe për Brukselin.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
79.8%
-
Të gabuar
16%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana në Fokus: Ursula von der Leyen thekson Rritjen e shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, pjesë e Kastrati Group
2 Shtator, 20:33
-
'Historia na mëson se muzika në Rusi nuk ndryshon', Rama në Forumin e Bledit me liderët e BE-së: Rrezik dezinformimi rus dhe iranian prej mediave sociale
2 Shtator, 20:26
-
'Rusia pas porte', kryespiuni i SHBA që trembi liderët e Ballkanit! William Burns, nga gjeneral-diplomat, në kopertinën e ‘Time' si një nga 100 njerëzit më me ndikim
23 Gusht, 17:39
-
Ministrja Denaj në Slloveni: Rrisim bashkëpunimin në fushën e bujqësisë
23 Gusht, 17:17
-
Shefi i CIA-s ndodhet në Ballkan, pas Sarajevës sot në Beograd! Mesazhet për Serbinë dhe veprimet shqetësuese të Milorad Dodikut
21 Gusht, 11:57
-
Drejtori i CIA-s, Burns mbërrin për vizitë në Sarajevë
20 Gusht, 14:58
-
Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin
6 Gusht, 20:14
-
Kroacia shpall non grata tre politikanë nga Mali i Zi, mes tyre kryetarin e Parlamentit dhe zv.kryeministrin
25 Korrik, 10:24
-
Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin
1 Korrik, 23:42
-
Euro 2024/ Portugalia do sonte çerekfinalet pas zhgënjimit me Gjeorgjinë, statistika të 'zeza' me Slloveninë
1 Korrik, 14:54
-
Euro 2024/ Sllovenia barazon 0-0 me Anglinë, dy skuadrat kalojnë në 1/8! Danimarka dërgon Serbinë në shtëpi, 0-0 edhe në Munich
25 Qershor, 22:56
-
Hungaria merr presidencën e BE-së më 1 korrik! ‘Make Europe Great Again’, Orban: Fokusi tek emigracioni
23 Qershor, 18:16