ZAGREB - Dy ditë pas shpërthimeve në një hekurudhë në Kroaci, një seri shpërthimesh të tjera u dëgjuan në Zagreb mbrëmjen e së enjtes.
Një person ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një bombe në një lagje, në Stenjevac rreth mesnatës e ndjekur nga 3 shpërthime të tjera.
Personi i plagosur është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimet ndodhën pranë një stacioni autobusësh rreth orës 00:05 minuta.
Mediat e huaja raportojnë se një bombë tjetër ka shpërthyer në një stacion hekurudhor por ky lajm hidhet poshtë nga policia. Sipas mediave vendase shpërthimet ndodhën në një lagje fare pranë një pjese të qytetit ku kalon linja hekurudhore.
Forca të njësive speciale, policore dhe të shërbimeve zjarrfikëse kanë patrulluar në rrugët e Zagrebit. Ministri i Brendshëm i Kroacisë Ranko Ostojić, dje tha se shpërthimi në linjën hekurudhore nuk ishte një sulm terrorist.
(ot/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com