Në Portin e Sarandës ka mbërritur sot kroçera luksoze “Le Boréal”, një anije turistike e segmentit elitar.
Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, viziton për herë të parë qytetin e Sarandës.
Në bord ndodhen rreth 207 turistë, prej të cilëve 180 janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tyre, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin atraksionet turistike dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth.
Sipas programit të lundrimit, kroçera Le Boréal do të rikthehet sërish në Sarandë më 23 qershor të këtij viti.
Komente











