Krohn-Dehli: Shqipëria e fortë në 
mbrojtje, fitorja do jetë e vështirë

Krohn-Dehli: Shqipëria e fortë në <br />mbrojtje, fitorja do jetë e vështirë
Krohn-Dehli beson se Danimarka do të arrijë që të marrë pikët e plota në ndeshjen e 4 shtatorit përballë Shqipërisë, pasi luan përballë tifozerisë së saj dhe motivimi është shumë herë më i madh se në ndeshjen e parë në Shqipëri, e cila përfundoi 1-1.
 
“Ne luajmë në stadiumi tonë, presim mbështetje, pasi Shqipëria është një kundërshtar shumë i fortë. Ballkanasit nuk kanë rastësisht 10 pikë në grup, pasi kanë treguar se mund të fitojnë edhe përballë ekipeve të mëdha.
 
Fitorja ndaj Portugalisë dhe Armenisë janë tregues për nivelin e forcës. Mbaj mend shumë mirë edhe ndeshjen tonë të parë që zhvilluam në Shqipëri.
 
Ata kanë grup të fortë fizikisht dhe një organizim shumë të mirë në mbrojtje ku është shumë e vështirë të depërtosh lehtë”deklaroi ai.
 
Ndërsa përsa i përket mungesa dhe mbi të gjitha të Eriksen, ai thotë se hapësira do të mbulohet mjaft mirë dhe mungesat nuk do të ndihen.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA