Krokodili ndërpret ndeshjen e golfit (VIDEO)

Reshjet dhe i ftohti nuk janë të vetmet shkaqe prej të cilave mund të ndërpritet një ndeshje golfi. Në Gorgia të SHBA, në fushat e klubit “Savannah Harbor”, ndërsa dy anëtarë të klubit po zhvillonin një ndeshje golfi, loja u ndërpre për një arsye vërtetë unikale.

Papritur dhe nga asgjëja, në fushën e gjelbër u shfaq një krokodil gjigand që i la të gjithë pa fjalë dhe të shtangur. Nuk është e rrallë që këtyre anëve shëtisnin reptilë të tillë por ky i “Savannah Harbor” ishte vërtetë shumë i madh dhe i gatshëm në çdo çast të sulmonte.

Episodi, sa i frikshëm dhe argëtues, u filmua nga Ed Vance i agjencisë Reuters. Ai vërtetë priste që të ishte fituesi i këtij dueli golfi por në fakt ia la vendin një tjetër specie.

Përgatiti Ilir Çuçi

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutimi i Faton Hajrizit/ 'Incident i rëndomtë kriminal', Nexhmedin Spahiu: Serbia po e shfrytëzon për mllef ndaj Kosovës! U shkel territorialiteti i Bosnjes

Ekzekutimi i Faton Hajrizit/ 'Incident i rëndomtë kriminal', Nexhmedin Spahiu: Serbia po e shfrytëzon për mllef ndaj Kosovës! U shkel territorialiteti i Bosnjes