DIBER – Policia e Qarkut Dibër ka bllokuar 14 kamionë të cilët transportonin krom me dokumentacion të falsifikuar. Sipas një komunikate të policisë vendase, “nga 14 kamionët e bllokuar, 8 prej tyre i përkasin subjektit KEVGER sh.p.k me administratore
Enkelejda Hysenbelliu, 4 kamiona i përkasin subjektit DERVISHI sh.p.k me administrator Ndriçim Dervishi dhe 2 kamiona i përkasin subjektit GERI-TREVI sh.p.k me administrator Agim Cuku”.
Nga verifikimet e policisë rezulton se “automjetet kanë në faturat e shoqerimit të deklaruara përkatësisht gjysmën e mallit nga 24 deri në 30 ton. Në fakt ngarkesat e kamioneve variojnë nga 40 deri në 62 ton. Në total 14 kamionat e bllokuar nuk kanë deklaruar në fatura rreth 350 ton krom”.
Policia e Dibrës njoftoi edhe se po bashkëpunon me atë të Durrësit “me qellim
evidentimin e disa kamioneve të cilet dyshohet se po transportojnë mineral kromi, me fatura të fallsifikuara ne drejtim të portit të Durresit”.
Tashmë janë njoftuar agjensitë ligjzbatuese si Drejtoria e Tatimeve, Njesia rajonale e Policisë Rrugore etj për të kryer veprimet në lidhje me shkeljet ligjore dhe “subjektet e mësipërme po i nënshtrohen hetimit në lidhje me veprimtarinë e paligjshme dhe materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorive Rretheve Gjyqësore Dibër e Mat”.
Policia e Dibrës sqaron se ushtrimi i kësaj veprimtarie dhe transportimi i këtij minerali me ngarkesa mbi dyfishin e kapacitetit, “ka sjellë si pasojë që në pjesë të caktuara të aksit rrugorë Bulqizë-Milot të ketë edhe dëmtime të plota e të pjesshme dukë u bërë edhe burim aksidentesh”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com