Tetor 2008
Në shtator të vitit 2008, CEZ jep ofertën më të mirë për blerjen e 76 për qind të aksioneve të OSSH-së, me vlerë 102 milionë euro

Mars 2009
Ministria dhe kompania CEZ nënshkruajnë marrëveshjen për kontratën e privatizimit. Palët janë të kënaqura, pasi ranë dakord të fshijnë borxhet dhe të mos rrisin çmimin

Qershor 2009
CEZ merr zyrtarisht kontrollin e OSSH-së me planin për të ulur humbjet nga 33% në 15% brenda vitit 2014, të rrisë me 1% arkëtimet çdo vit dhe të investojë 200 milionë euro

Gusht 2009
Nisin përplasjet e para. CEZ dyshon se humbjet nuk janë 33%, por më shumë dhe pas rivlerësimit, dalin 37%, por ERE nuk e pranon plotësisht, duke vendosur nivel të ri me 34%

Janar 2010

ERE rrëzon kërkesat e CEZ-it për njohjen e nivelit të humbjeve dhe pranon rritje të çmimit me 13% dhe jo 44%, sikurse kishte kërkuar kompania.

Janar 2011
ERE nuk pranon të rrisë çmimin e energjisë elektrike të kërkuar nga CEZ-i në masën 26%, dhe parashtron kushtet se nuk do të njohë as nivelin e borxhit të keq

Prill 2012
Në Tiranë, vjen Kryeministri çek, në tentativë për të zgjidhur konfliktin. Qeveria mori disa vendime për njohje të borxhit, por situata sërish merr për keq, CEZ-i ndalon importet

Nëntor 2012
Kompania çeke deklaron për herë të parë se po shikon mundësinë për të shitur aksionet e saj në Shqipëri, pasi problemet me qeverinë shqiptare nuk po zgjidhen, kurse humbjet rriten

Dhjetor 2012
ERE përmend mundësinë e heqjes së dy licensave për kompaninë CEZ Shpërndarje

Janar 2013
ERE vendos të caktojë një administrator për operatorin e shpërndarjes.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)