Kronologjia e rrugëtimit të vështirë
të kombëtares drejt suksesit 

Kronologjia e rrugëtimit të vështirë<br />të kombëtares drejt suksesit 
Gjithçka nisi mbrëmjen e 14 Tetorit në Serbi. Të gjithë i trembeshin faktit që dicka do të ndodhte, pasi ishte hera e parë që kishim përballë një rival historik që na ka shkaktuar shumë të këqija, por edhe pse të gjithë e dinin, ata që duhet të merrnin masa e kishin trajtuar si një ndeshje të zakonshme duke mos u shqetësuar aspak.

Djegia e një flamuri para stadiumit dhe pengimi i disa tifozëve në kuqi ishin kambanat e para të alarmit, por që përsëri u lanë në ‘harresë’ nga serbët. Stadiumi u mbush dhe ekipet fillimisht zbritën për nxemjen, por atmosfera ishte mjaft e vështirë, ofendime në kor, parulla nacionaliste, gurë dhe sende të tjera ndaj shqiptarë, jo vetëm në fushë, por edhe në stadium.

Megjithatë sërish, arbitri Martin Atkinson vendosi të injoronte situatën, por ‘kupa’ u mbush dhe nuk shkonte më shumë se minuta e 41 e pjesës së parë ku pas dy ndërprerjeve, anglezi u dorëzua duke drejtuar ekipet nga dhomat e zhveshjes,ndërsa në këtë moment fluturon mbi stadium droni me flamurin kuqezi, të Shqipërisë së Madhe.

Kaq mjaftoi për të filluar dhuna dhe përplasjet fizike mes lojtarëve. Ndërsa historia e deklaratave në labirintet e dhomave të zhveshjes së Serbisë për të pranuar ose jo të dilni në fushë u vulos dje duke nxjerrë jashtë loje edhe Martin Atkinson duke u dhënë të drejtë shqiptareve për refuzimin, pasi nuk kishte siguri.
 
Kalvari i gjyqit
23.10.2014 Komisioni i Disiplinës në UEFA, shkalla e parë që gjykon incidentet vendosi që Kombëtarja shqiptare të humbë ndeshjen në tavolinë 3­0 dhe ta gjobitë me 100 mijë euro. Disiplina i hoqi Serbisë 3 pikë nga klasifikimi dhe gjithashtu e gjobiti me 100 mijë euro. Drejtuesit e FSHF, e cilësuan vendimin politik dhe jo të drejtë atë çfarë ndodhi duke e çuar në Apel, ashtu sikur edhe Serbia.
 
02.12.2014 Komisioni i Apelit la në fuqi vendimin  e Disiplinës. Duke detyruar Shqipërinë që të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
 
20.02.2015 Shqipëria dhe Serbia dorëzuan dosjet në Lozane në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, si shkalla e fundit e drejtësisë. CAS më 16 dhe 17 prill vendosi përballë trupës gjykuese dy federatat. Shqipëria u përfaqësua nga studiot më të mira ligjore nga Shqipëria dhe Europa.
 
29.05.2015 Ishte data e përcaktuar nga CAS për dhënien e vendimit, por që u shty.
 
13.06.2015 Ishte data e dytë që CAS deklaroi se do jepte vendimin, por prapë u shty me motivimin se po mblidhnin provat.
 
10.07.2015 Kjo datë do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve, pasi u vendos drejtësia.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion