Krosi: Akuzat ndaj meje të pabaza
Do rikandidoj sërish për Peshkopinë

Krosi: Akuzat ndaj meje të pabaza<br />Do rikandidoj sërish për Peshkopinë
PESHKOPI - Pas akuzave për shpërdorim detyre, kreu i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi ka folur për mediat duke sqaruar se nuk ka asnjë dijeni për kallëzimin e bërë nga IKMT dhe se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.
 
Krosi tha se ai nuk e ka shkelur ligjin dhe është gati për çdo ballafaqim të mundshëm. Po ashtu kreu i bashkisë tha se edhe punonjësit e tjerë të institucionit të cilët janë të përfshirë në këtë akuzë janë të gatshëm që të përballen me çdo shkallë të drejtësisë.
 
Akuzat për shpërdorim detyre Krosi i ka quajtur të pabaza dhe sipas tij kanë ardhur në një moment të trazuar politik, për këtë arsye ai ka shpallur edhe kandidaturën e tij për mandatin e katërt në Peshkopi.
 
“Ky moment është i trazuar poltikisht media po pompohen çdo ditë me lajme të tilla që rezultojnë tollumbace.
Ndërtimet janë bërë mbi bazën e lejeve të ndërtimit mbi që janë dhënë konform kritereve ligjore”- tha Krosi.
 
Përsa i përket lejeve të ndërtimit kreu i bashkisë së Peshkopisë, tha se prej katër vitesh bashkia që ai drejton nuk ka dhënë asnjë leje.
 
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore, Krosi ka sqaruar se do të rikandidojë për zgjedhjet e ardhshme duke pretenduar kështu një mandat të katërt.
 
Akuzat ndaj tij Krosi i quajti si një tentativë për të njollosur emrin e tij në media në mënyrë që ta bëjnë atë të tërhiqet.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!