/ATSH-ANA-MPA/ - Shumë janë ata që besojnë se borxhet që mori Greqia, nga shpërthimi i krizës dhe më pas, u përdorën për të subvencionuar shpenzimet.
E vërteta është se pjesa më e madhe e parave shkuan për pagesën e kamatave dhe kapitalin e borxhit, vë në dukje në një artikull për Greqinë që do të botohet në të përditshmen "New York Times" ekonomisti amerikan Paul Krugman, fitues i çmimit Nobel.
Më tej Krugman nënvizon nevojën që Evropa të qëndrojë në lartësinë e duhur dhe të trajtojë me realizëm situatën ekonomike në rastin e Greqisë.
"Gjermanët duhet të bëjnë atë që duhet dhe të lenë mitet dhe moralizmin, duke vënë në dukje se me situatën aktuale e vetmja që arrin Greqia përmes kreditimit ndërkombëtar është të ruajë pagesën e kamatave dhe të kapitalit fillestar", thekson Krugman ndër të tjera.
Ai propozon si zgjidhjen më të mirë reduktimin e borxhit grek dhe sanksionimin e suficiteve më të vogla dhe më realiste në buxhetin e vendit, zgjidhje që do të ndihmojë edhe qeverinë e porsazgjedhur që të përmbushë obligimin për luftën ndaj shtrëngesave, gjë që sigurisht bie ndesh me moralizimin dominues në Evropë rreth kërkesës së kreditorëve që Greqia të zbatojë pikë për pikë angazhimet e veta.
/Shqiptarja.com