KRUJË- Sëmundja e procesionares ka prekur rreth 2 hektarë me pisha në rrethin e Krujës.  Specialistët japin alarmin për të ndërhyrë, pasi në të kundërt sipërfaqe të mëdha me pisha rrezikojnë të thahen.

Kjo sëmundje e shfaqur përmes larvave në pisha gjatë periudhës së dimrit ka prekur degët e reja të pishave dhe dëmi, që ajo shkakton në këtë sezon është i konsiderueshëm.

Alarmi është dhënë nga specialistët e mjedisit, të cilët thonë se një mënyrë e mirë për të luftuar këtë sëmundje është ajo e mënyrës mekanike, por në këtë rast nevojitet një fuqi e madhe punëtore.

Ndërsa drejtori i shërbimit pyjor në Krujë, Artur Baku thotë se po merren masa me fonde të limituara. Nga kjo sëmundje rrezikon të prekjet edhe kurora e Qafë Shtamës, e njohur si zonë turistike malore.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)