Krujë, 22 vjeçari fsheh në banesë
32 kg tritol e paketuar në 80 kallëpe

Krujë, 22 vjeçari fsheh në banesë<br />32 kg tritol e paketuar në 80 kallëpe
KRUJE- Një sasi prej 80 kallëpe lëndë plasëse e llojit tritol, 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar brenda 24 orëve nga policia e Krujës.

Në kuadër të operacionit policor “Vazhdimësia”, Komisariati i Policisë Krujë, në ndjekje e hetim të rasteve të mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse, ka arritur dje të sekuestrojë gjatë një kontrolli banese arsenalin e armëve: 32 kg tritol, në në 80 kallëpe 400-gramëshe, 100 m fitil zjarrpërcjellës dhe 1 armë gjahu e mbajtur pa leje janë sekuestruar mbrëmë në banesën e Alfred Elezajt, 22 vjeç, banues në fshatin Halil Fushe Krujë. Policia arrestoi në flagrancë Elezaj dhe po hetohet në drejtim të përfshijes së këtij shtetasi në vepra penale kundër pronës me lëndë plasëse apo në tregëtim të lëndëve plasëse për qellime kriminale.

Gjithashtu në orën 23:50 kreu arrestimin ne flagrancë për akuzën “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake“ të Altin Celami, 23 vjec, banues ne Halil Fushë Krujë. Në makinën e tijteksa po udhëtonte nga Fushe Kruja për në Krujë, poshte sediljes së shoferit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë model 54 e pajisur me krehër.

Po mbrëmë u arrestua edhe Taulant Plaku, 23 vjec, banues në Tiranë. Rreth orës 20.10 të mbrëmjes së djeshme, në Piken e Kalimit Kufitar të Portit të Durresit,gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën 10 kg kanabis sativa. Droga është gjetur në pjesën e brendshme të mjetit dhe ishte paketuar në 54 pako të formave e madhësive të ndryshme. Në cilësine e proves materiale u sekuestruan edhe 150 euro,1 aparat celular dhe 2 karta SIM.
(Foto: Sasia e tritolit e sekuestruar)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari