KRUJË - Bie në pranga pronari i një lokali në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi droge kokainë dhe një armë, pistoletë.

Burime nga Policia e Krujës kanë bërë të ditur se, është arrestuar Ismet Afmeti, 43 vjeç pronari i lokalit “Muzik Live Lulishtja" ne Thumanë.

Sipas policisë, ky person u kap në flagrancë pasi kishte në posedim një pistoletë të llojit “TT” si dhe një 1 gramë kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar edhe 8 makineta të palicensuara “Apex+multigame”.

Në lidhje me këtë ngjarjes, dosja për ndjekje të mëtejshme i ka kaluar Prokurorisë së Krujë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)