KRUJE - Njëmbëdhjetë banorë të të njëjtit pallat në Krujë janë vënë në pranga e Policisë pasi kishin rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme, ndërsa vetëm disa javë më parë operatorët e Shpërndarjes së Energjisë elektrike në aksionin e nisur në të gjithë vendin, ia kishin ndërprerë lidhjen, pasi kishin konstatuar vjedhjen.
 
11 personat janë arrestuar nga blutë e komisariatit të Krujës rreth orës 01:00 pas mesnate. Më 3 dhjetor të këtij viti, grupi i OSHEE kishte ndërprerë energjinë për këta banorë të cilit kishin lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
 
Të arrestuarit:
1-Shpëtim Bami 63 vjec
2-Xhemal Caca 56 vjec
3-Lulzim Pengili 43 vjec
4-Shkëlzen Shullazi 39 vjec
5-Kujtim Laçi 23 vjec
6-Mehdi Dallaku 59 vjec
7-Bujar Ternova 64 vjeç
8-Hysen Bega 54 vjec
9-Petrit Shullazi 45 vjec
10-Perlat Merlika 34 vjec
11-Halil Cara 54 vjec

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)