Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar me sukses operacioni i koduar " Arameras", ku është asgjesuar një serë me 20 000 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjatë këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 65 vjeçarit, Vesel Sala, banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në serat e tij, në fshatin Aramera, Krujë, iu gjetën dhe iu asgjesuan me anë të djegies rreth 20 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, A. Sala 40 vjeç, banues në Arameras.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA