Krujë, banorët e komunës Ishëm
dy vjet pa ujë të pijshëm

Krujë, banorët e komunës Ishëm<br />dy vjet pa ujë të pijshëm
KRUJE - Rreth 2 mijë banorë të komunës Ishëm në rrethin e Krujës prej dy vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë mungesa e ujësjellësit, sepse investimi në vitin 2009 rezultoi i dështuar. Kreu i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi shprehet i shqetësuar në “A1 Report” lidhur me këtë problem, ndërsa pohon se ka ngritur një padi në prokurori për të vënë përpara drejtësisë autorët që abuzuan me fondet e ujësjellësit. 

“Edhe pse linja kryesore kalon mes përmes Ishmit, banorët vuajnë mungesën e ujit pasi mungon ujësjellësi. Janë bërë disa investime në të kaluarën, megjithatë kanë dështuar të gjitha. Investimi 320 mln lekë në 2009, investim i dështuar. Tani për fushatë kanë nisur disa ndërhyrje, por na nduhet ndërhyrje nga e para për të bërë atë linjë sepse është jashtë funksionit. Ky problem prej dy vitesh rreth 2 mijë banorë pa ujë. Për këtë investim, ne kemi bërë denoncimin në prokurori, që të gjenden personat përgjegjës dhe firma përgjegjëse për këtë investim në 2009”,-tha ai.

Edhe banorët tregojnë se mungesa e ujit ua ka vështorësuar jetesn tej mase. Periudha e thatë e verës do të jetë një sfide tjetër me të cilën banorët e Ishmit do të përballen, pasi ata e sigurojnë uji në forma alternative ose përmes puseve.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa