Krujë, djegin furra gëlqeresh pa leje
kapen në flagrancë tre persona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata digjnin furra gëlqeresh duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedire, aktivitet për të cilin nuk kishin marrë lejen e duhur.

Në pranga kanë rënë: Saba Kodheli 54 vjeç, Arben Demërxhiu 48 vjeç, dhe Fatmir Shullazi 45 vjeç.

Policia e Krujës thotë se, edhe në ditët në vijim do të vijojë në zbulimin dhe goditjen e rasteve flagrante, ku shtetasit nuk respektojnë ligjin dhe nuk marin leje në organet kompetente për ushtrimin e veprimtarisë së mësipërme, duke ndëshkuar çdo shkelës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar