Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës pasi nga pakujdesia kanë djegur 120 pemë frutore ullinj.

Mësohet se  prona i përket 52-vjeçarit me inicialet K.L banues në Borizanë i cili ka bërë edhe kallëzimin në polici.

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se në pranga ka rënë 63-vjeçari Ndre Shota, banues në Derven dhe 68-vjeçari Gjon Shota edhe ai banues në Derven.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia" parashikuar në nenin 161 të Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com