Krujë- Vazhdon edhe sot operacioni antikanabis në shkallë të gjerë në vend. Efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtoria e Policisë të Qarkut Durrës kanë kontrolluar zonat në fshatrat Mukaj, Greps dhe Verjon dhe si pasojë e këtij operacioni u gjetën dhe u asgjësuan 2050 bimë kanabis me lartësi që varionte nga 60 deri në 250 cm.
Bimët narkotike ishin mbjellë në 17 parcela në toka pa pronar por policia nga ana e saj njofton se po punon për identifikimin dhe prangosjen e kultivuesve. Ndërsa operacioni antikanabis në këto zona do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.
/Shqiptarja.com