KRUJË- Një 20-vjeçar nga Bushneshi i Krujës është arrestuar nën e akuzën e “kanosjes me armë”. Sipas policisë, mësohet se në pranga është vënë Ronald Alushi, i cili një ditë më parë, ka kanosur me armë zjarri automatik duke guajtur në ajër, 47-vjeçarin me inicialet H.K pas një konflikti çasti.

Burime nga policia e Krujës thonë se janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë babai i 20-vjeçarit, A.Alushi 50 vjeç dhe dy kushërinjtë e tij A.Alushi 23 vjeç  dhe F.Alushi 27 vjeç.

Gjatë arrestimit të Alushit, në afërsi të banesë së tij, policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri automatik model 56, kalibri 7.62 mm, një krehër me 10 fishekë dhe një automjet tip Fiat me targa CD439 AX, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja dhe dy fishekë të paplasur.

kruje

kruje

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)